Policia operacion blic në Durrës, kontrolle personash e automjetesh
Pak orë pas ngjarjes së Vlorës, ku tre persona mbetën të vdekur dhe një i plagosur rëndë, Policia e Durrësit në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë nisur një aksion blic për kontrollin e automjeteve dhe personave që ndodhen në to.Masa të shtuara të kontrollit janë përqëndruar në akset kryesore të qytetit por edhe në rrethina, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, armëmbajtjes pa leje, identifikimin dhe arrestimin e personave me preçedent kriminal.Shërbime të përforcuara kanë qenë të përqëndruara kryesisht në Shijak dhe Krujë.Vetëm në dy orë policia ka kontrolluar 150 automjete si dhe 230 persona, ndërsa 30 të tjerë janë shoqëruar në komisariat.Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas për përdorim të pijeve alkoolike gjate drejtimit të mjetit, si edhe janë bllokuar 6 mjete per shkak te mungeses se dokumentacionit, mes tyre edhe 1 i blinduar.Sipas policisë, operacioni do të vijojë përgjatë 48 orëve, ndërsa objekt i këtij kontrolli krahas automjeteve do të jenë edhe ambjentet publike të qytetit bregdetar e rrethinave rreth tij.
