“Veprimtaria Prodhuese” i kërkon llogari Gjiknurit: Ç’po ndodh në Marinzë?
Çfarë po ndodh në Patos Marinzë? Përballë kësaj pyetje është gjendur sot Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, teksa ka raportuar në Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese.Shqetësimin në emër dhe të deputetëve e përcolli kreu i Komisionit, Eduard Shalsi.“Shqetësimi i deputetëve është situata në Patos Marinzë, çfarë po ndodh? Kërkojmë raportim në Komision për efektet në Marinzë” u shpreh Shalsi, teksa përsëriti kërkesën për raportim në Komision ndaj të gjitha Ministrivetë linjës.Në përgjigje të shqetësimit, Ministri Gjiknuri dha garancitë se nuk do të lejojë më shpime nga Bankers në këtë zonë.Duke ia faturuar të gjithë përgjegjësinë kompanisë për mosmarrjen e masave për çlirimin e gazit, Gjiknuri tha se Bankers Petroleum do të dëmshpërblejë banorët për dëmet e shkaktuara.“Nxorrëm konkluzionet paraprake, monitoruam nga afër situatën.Kemi konstatuar rrjedhje gazi. Edhe pse ishte problem teknik kompania duhet ta dinte dhe te merrte masa per mundësinë e çlirimit të gazit.Është totalisht përgjegjësi e kompanisë. Nuk do lejojmë më shpime në zonën e Patos Marinzës. Nga ana tjetër institucionet e shëndetësisë po monitojnë situatën. Kompania do të paguajë dëmet e shkaktuar banorëve”.