SHBA, i vetmi vend ku posta shkon me mushkë

Miliona njerëz shkojnë çdo vit në Kanionin e Madh në SHBA. Por të paktë janë ata që e dinë se në këtë panoramë ka edhe një vend, ku jeton një fis indian.I fshehur në thellësi, ky është vendi ku jeton fisi Havasupai, që është edhe kombi më i vogël indian në Amerikë. Vizitorët mund të shkojnë atje me këmbë ose me mushkë. Fisi ka 600 banorë.Supai është fshati kryesor dhe aty ka kafene, dyqane, një postë, shkolla dhe një kishë e vogël e krishterë.Në këtë vend të izoluar, posta shkon me mushkë. Rreth 20 mijë turistë vijnë çdo vit këtu për të parë këtë vend fantastik.