Maskat godasin në Kurbin, tre grabitje në një natë, asnjë i ndaluar
Katër persona të maskuar që udhëtonin me mjetin benz me targë AA332LE i kanë grabitur 15.000 lek të rinj, një orë dore dhe një telefon celular, një shtetasi nga Tirana. Ngjarja ndodhi rreth ores 02:00 te mengjesit te 8 prillit në superstraden Kurbin-Fushë Krujë.Kurbin- 4 persona të armatosur dhe të maskuar kanë kryer tre grabitje të njëpasnjëshme një natë më parë në rrethin e Kurbinit dhe më pas janë larguar pa u shqetësuar nga askush.Ka qenë ora 2:00 e mëngjesit të së mërkurës (8 prill 2015), kur shtetasi me iniciale B.K n ga Tirana ka telefonuar në sallën operative të policisë së Laçit, duke deklaruar se është grabitur nga këta shtetas.Sipas deklarimit të tij, ai ka qenë duke lëvizur me mjetin tip "Audi" me targa AA313HV sëbashku me disa familjaë të tij në supërtraden Laç-Fushë Krujë, kur 4 grabitësit i kanë kërkuar që të ndalojnë.Nën këcënimin e armëve ata e kanë zbritur nga automjeti sëabshku me tre pasagjerët, duke ju kërkuar që të dorëzonin sendet që kishin me vete.Nga frika dhe paniku ata nuk kanë bërë rezistencë, ndërsa 4 agresorët kanë arritur t’ju marrin 15.000 lek të rinj, një orë dore dhe një telefon celular.Pasi kanë kryer misionin e tyre, grabitësit janë larguar me mjetin tip "Benz" me targë AA332LE pa u shqetësuar.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.Pas marrjes në pyetje të personave që ranë prej e grabitjes dhe hetimeve të nisura ka rezultuar se këta përsona në një hark kohor të shkurter të kenë kryer edhe dy grabitje të tjera në këtë zonë.Sipas policisë mjeti tip "Benz" të cilin e kanë përdorur autorët për të grabitur rezulton se i është grabitur pak minuta më herët një shtetasi me iniciale A.Sh nga Kamza.Me armë dhe maska ata i kanë zënë prite drejtuesit të mjetit në vendin e quajtur kryqezimi i Gjormit në supërstradë dhe janë larguar me shpejtësi.Por pasi kanë kryer dy grabitjet, autoret sërish nuk janë mjaftuar, pasi kanë kryer një tjeter grabitje në lagjen nr "4" të qytetit të Laçit.Ata kanë grabitur sërish një mjet tip "Benz" në pronësi të shtetasit Gj.M, banues në Laç.Megjithëse janë kryer tre grabitje maratonë, policia ende nuk ka mundur që të arrestoje autorët e këtyre ngjarjeve, të cilët po terrorizojnë Kurbinin.Vetem dy ditë ma parë, një tjeter grabitje me të njëjtën dinamike ndodhi në Mamurras, duke shtuar friken dhe panikun e lëvzijes në rruget që përshkojnë Kurbinin.Kjo situatë ka vënë në alarm edhe vete policinë, e cila duket e pafuqishme për ti bërë ballë këtij fenomeni.