Sulmet në Jemen, objektiv rebelët, por viktimat mes civilëve
Sulmet ajrore në Jemen kanë lënë pas viktima, të gjymtuar, qytete fantazma dhe drama që do të zgjasin gjatë.Burra, gra dhe fëmijë janë vrarë teksa shumë të tjerë rezultojnë të humbur.Këta njerëz janë mbledhur në një shtëpi të shkatërruar nga sulmet ajrore në fshatin Beit Rejal, në perëndim të kryeqytetit të Jemenit, Sanaa.
Në këtë shtëpi jetonte një familje, por 6 prej tyre humben jetën, tre gra dhe tre fëmijë.Një nga banorët e fshatit, Maher Mohamed, thotë se shtëpia u godit nga një raketë, si pasojë e së cilës 6 vdiqën dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë.Kurse një tjetër banor, Skeikh Saleh, dënon sulmet ndaj civilëve, duke i quajtur të padrejta.Avionët luftarakë të kolicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në aleancë me qeverinë e Jemenit bombarduan një bazë ushtarake në qendër të Jemenit, e kontrollur nga luftëtarët e Houthi dhe aleatët e tyre të ushtrisë.Bombardime të tjera kishin në shenjestër pozicionet ushtarake në bregun e Detit të Kuq, në afërsi të portit të Hodaidas ne Jemen dhe gjithashtu krahinat veriore të Saadah dhe Haja përgjatë kufirit me Arabinë Saudite.Ndërkaq qyteti port i Aden është kthyer në fatazëm, pasi gjithçka është shkatërruar.Më shumë se 540 persona janë vrarë dhe mbi 100 mijë të tjerë rezultojnë të humbur.Agjencia e fëmijëve në OKB, UNICEF, thotë se të paktën 74 prej të vdekurve janë fëmijë.Presidenti i vendit Hadi u detyrua të largohej nga vendi dy javë më parë, pasi rebelët avancuan në Aden.Qëllimi i militantëve të grupimit Houthis është rrëzimi i qeverisë, pasi sipas tyre është e korruptuar.