15 më të kërkuarit në Tiranë, mes tyre autorët e tritolit në farmacinë e Tahirit

Policia e Tiranës e ka publikuar në faqen e saj zyrtare listën prej 15 personash të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, kryesisht vrasje.Lista e personave të shpallur në kërkim kryesohet nga Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka, dy nga katër personat e dyshuar si autorë të vendosjes së sasisë së eksplozivit në farmacinë e babait të Ministrit Sajmir Tahiri, më 10 shkurt në Tiranë.Ndërkaq në listën e të kërkuarve vihet re se ka edhe të arratisur nga burgu, ndërsa dënimet vijojnë nga 11 vjet burg deri në dënim kapital, burgim të përjetshëm.Policia kërkon ndihmën e qytetarëve që kanë informacion lidhur me këta shtetas qe të vënë në dijeni organet policore.Ja për çfare akuzohen 15 të kerkuaritVladimir Gjuta i kërkuar nga drejtësia për vepra kriminale me qëllime terroriste(Tritoli ne farmacine e Tahirit)Baftjar Bruka  i kërkuar nga drejtësia për vepra kriminale me qëllime terroriste(Tritoli ne farmacine e Tahirit)Ervis Sinella, i dënuar me 16 vjet burg për “Vrasje me dashje” (akuzohet për vrasjen e Emiljano Sulës me dt.05.08.2009)Fation Muharremi, 11 vjet burg, “Vrasje me dashje”Kujtim Demiri, i dënuar me 15 vjet burg, “Trafikim i të miturve”Lulzim Marloka, 25 vjet burg, “ Vrasje me dashje”Anton Vila, 20 vjet burg, “Vrasje me dashje, vrasje në tentative”Arben Muça, i dënuar me 23 vjet burg, “Vrasje me paramendim”Avni Majallari, burgim i përjetshëm, “Vrasje me paramendim”Ervin Shahini, burgim i përjetshëm, “Vjedhje me pasojë vdekje”Fatmir Rama, burgim i përjetshëm”, “Vjedhje me pasojë vdekje”Gentian Tako, i dënuar me 20 vjet burg, “Vrasje me paramendim”Jashar Begani, burgim i përjetshëm për vrasjeKujtim Qordja, 25 vjet burg “Vrasje me paramendim”Lutfi Hida, i dënuar me 20 vjet burg, është larguar nga burgupersonat me te kerkuar ne kryeqytetpersonat me te kerkuar ne kryeqytet 2personat me te kerkuar ne kryeqytet 3