Shtëpia e Bardhë mohon ndërhyrjen kibernetike ruse
Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë pretendimet e CNN se muajt e fundit hakerat rusë kanë depërtuar në sistemin kompjuterik të godinës, duke siguruar dokumenta të rëndësisë së lartë, edhe pse jo të klasifikuar.Gjigandi amerikan i informacionit citoi të martën një zyrtar shtetëror të sigurisë të konfirmonte lajmin, por sipas Ndihmës/Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Ben Rods, aktiviteti kibernetik ka ndodhur vitin e kaluar dhe është raportuar nga organet përkatëse.Në një tjetër incident të ndodhur të martën, Shtëpia e Bardhë mbeti për disa orë pa energji elektrike, sikurse edhe një pjesë e mirë e kryeqytetit amerikan pasi mendohet që një shpërthim ka ndërprerë aktivitetin në një stacion elektrik në jug të Merilendit.Zëdhënësi, Xhon Ernest, tha se Presidenti Obama ishte brenda godinës kur ndodhi ndërprerja, por vazhdoi punën si rregullisht për shkak të aktivizimit të menjëhershëm të burimeve alternative.Në raportimin e tij para Pentagonit, Admirali Bill Gortni, komandat i njesisë mbrojtëse ajrore për Amerikën e Veriut, tha se ishte ende herët për të spekuluar mbi shkaqet e shpërthimit, nëse kishte qenë me dashje apo jo, megjithatë burime brenda agjencive të sigurisë bëjnë me dije se nuk ka indicje për një sulm terrorist.Përveç Shtëpisë së Bardhë, pa energji mbeti pothuajse e gjithë zona metropolitane e Uashingtonit si dhe periferia e shtetit të Merilendit.