Elbasan, Malltezi: Qeveria aferë me impiantin e djegies së mbetjeve urbane
Nga qyteti i Elbasanit ku zhvilluan një takim me banorët, departamenti i Mjedisit dhe ai i Antikorrupsionit pranë Partisë Demokratike ngritën dyshime në lidhje me ndërtimin sipas rregullave të impinatit djegies së mbetjeve urbane.Duke drejtuar një sëri pyetjesh në lidhje me këtë investim, Jamarbër Malltezi në emër të Partisë Demokratike foli për një aferë të madhe korrupsioni qeveritare.Jamarbër Malltezi: kontrata e cila nuk ka vlerën e financimit nga qeveria, ka një pikë aty që thotë që Këshilli bashkiak e miraton këtë, por e ka të vendosur me vizë. Si mund të jetë kontrata e shtetit në një kompani private në të cilën ti e lë me vizë, pse sepse nuk është mbledhur.Malltezi shkoi edhe me tej kur krahasoi pasojat e këtij investimi me ngjarjet e ndodhura në Marinzë të Fierit.Gjatë takimit të mbajtur në Bradashesh morën pjesë edhe deputetë të qarkut, anëtarë të këshillit bashkiak dhe atij të komunës Bradashesh.Në përfundim të takimit palët ranë dakord që në mbledhjet e këshillit bashkiak të Elbasanit të kërkohet të dëgjohen përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe qeverisë.