Shkodër, prokurori: Nëse s'ndëshkojmë financuesit e kanabisit, do na kushtojë
Asgjesimi i bimëve narkotike pa ndëshkimin e autorëve të cilët financojnë dhe organizojnë kultivimin e tyre, nuk parandalon fenomenin. Kështu është shprehur prokurori i Shkodres Besnik Cani, gjatë takimit të organizuar nga Drejtoria e Policisë, me temë: Parandalimi dhe goditja e veprimtarisë kriminale të kultivimit të narkotikëve.Besnik Cani: "Asgjesimi pa një ndëshim të atyre autorëve ose grup autorëve të cilët financojnë kultivimin masiv të lëndës narkotike dhe më pas tregtimin brenda ose jashtë vendit do të ngelemi në një kuadër që vetëm cdo vit do të marrim operacionie të kushtueshme për shtetin"Drejtori i drejtorisë për narkotikët dhe trafiqet në policinë e shtetit Hydajet Hasku pranoi se persona të implikuar në trafik vijojnë këtë aktivitet pavarësisht goditjes së bërë nga policia.Gjatë vitit 2014 në qarkun e Shkodrës janë asgjesuar mbi 228 mijë rrënjë kanabis, ndërsa në pranga kanë rënë 11 persona, si dhe janë proçeduar 4 kryetarë komunash për mos kallëzim të parcelave të kultivuara. Sipas të dhënave të policisë së shtetit, në qarkun e Shkodres janë 55 fshatra problematik ku kultivohen bimët narkotike.