Lezhë, mjeti përplaset me barrierat mbrojtëse, plagosen dy të rinj

Dy të rinj mbeten të plagosur në afërsi të fshatit Blinisht në aksin Lezhë-Shkodër, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mjeti me të cilin udhëtonin, një "BMW" me targa AA 675 KC, doli nga rruga dhe u përplas me barrierat mbrojtese të sajë, si pasojë e shpejtësisë së madhe.Kalimtarë të rastësishëm u kanë dhënë ndihmën e parë dy të plagosurve dhe menjëherë i kanë dërguar drejt Spitalit Rajonal të Lezhës.Ende nuk dihet identiti i të aksidentuarve, ndërsa është bërë e ditur se njëri prej tyre i cili ka qenë pasagjer ndodhet në gjendje të rëndë. Aksidenti ndodhi rreth orës 18:00 në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Blinisht.