Merr flakë nëndetësja ruse bërthamore

Një nëndetëse bërthamore ruse ka marrë flakë në një port në provincën veriore Arkangelsk, por fatmirësisht nuk raportohen viktima.Ministria ruse e Emergjencave nuk pranoi të komentonte, por sipas agjencisë ruse të lajmve, Interfax, reaktorët bërthamorë janë mbyllur në kohë, para përhapjes së flakëve, duke shmangur ndonjë shpërthim të mundshëm.Sipas të njetës agjenci, nëndetësja ka marrë flakë ndërkohë që në të po kryuheshin riparime dhe saldime të disa pjesëve.