Moti i keq, reshjet e borës mbulojnë gjysmën e Shqipërisë
Moti i keq që ka përfshirë vendin në tre ditët e fundit, ka izoluar disa fshatra të komunave të Dibrës, ndërsa në Kukës, problem shfaq shkarja masive e gurëve në Kolsh, në Rrugën e Kombit. Reshjet e borës janë rikthyer edhe në Korcë dhe në Qafën e Llogorasë.Reshjet e dendura të shiut dhe borës në ditët e fundit kanë krijuar probleme në zonat malore dhe juglindore të vendit. ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të përdorin zinxhirët ne disa prej akseve të qarqeve veriore të vendit.NE QARKUN E KUKËSIT, ndonëse rreshjet e bores kane pushuar, po mbahen ne monitorim shkarja masive në Kolsh. Dy korsi jane te mbylluara dhe qarkullimi kryhet ne te dyja drejtimet ne dy korsite e tjera te Autostrades. Problematike paraqitet situata e qarkullimit edhe ne akset Domaj - Bushtrice dhe Krume - Qafe Prush. Ne aksin Krume - Qafe Prush qarkullimi kryhet me nje kalim dhe me shume veshtiresi, pasi shkarja e trupit te rruges ka agravuar shumë.Në qarkun e Dibrës, reshjet e borës kanë shkuar në 40-50 cm trashësi në zonat e thella. Komuna Lurë është tëresisht e izoluar, Në Kalanë e Dodës, dhe komunat Selishtë, e Sllovë rreth 70% e fshatrave janë të izoluar. Në rrethin e Bulqizës, komuna Trebisht, Ostren, Zercan-gjysma e fshatrave të izoluar, ndërsa temperaturat shënojnë disa gradë nën zero . Rruga nacionale Qafë Bualli-Peshkopi është e hapur dhe qarkullohet pa probleme. Për Rrugët e fshatrave të thellë është mbledhur më herët shtabi i emrgjencave dhe ka nisur puna për hapjen e tyre.NË QARKUN E KORCËSReshjet e nisura rreth orës dy të mëngjesit të së martës kanë vijuar pa pushim duke zbardhur të gjithe qytetin juglindor. Trashësia e borës ka shkuar rreth 10-12 cm. Dy fshatrat turistikë Voskopoja dhe Dardha kanë shënuar edhe trashësinë më të madhe të borës me 20 cm. Megjithatë pavarësisht reshjeve të dendura të borës nuk është paraqitur asnjë problem në aksen nacionale që janë të gjitha të kalueshme pa zinxhirë. Reshje bore ka pasur edhe në Ersekë ku trashësia shkon rreth 10 cm, në Pogradec 6-7 cm. Në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë bora ka qënë e papërfillshme.Duket se stinët kanë ndërruar vendin edhe në Juglindje prania e rreshjeve të borës ka ulur ndjeshëm temperaturat.NË QARKUN E VLORËSNe Llogora ka rene rreth 25 cm bore. Eshte kryer pastrimi dhe kriposja e aksit dhe qarkullimi kryhet pa zinxhire. dy automjete janë përplasur dhe për shkak të dëborës disa makina janë të bllokuara që prej orëve të para të mëngjesit.Një borëpastruese ndodhet në Qafën e Llogarasë për të liruar rrugën ndërsa prej mbrëmjes në këtë zonë ka pasur dhe mjegull të fortë.Edhe policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të monitoruar situatën.