Business Lounge në Rinas, ambient për trajtim të veçantë VIP
Në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit është hapur Business Lounge. Ky është një ambient që rezervon një trajtim të veçante VIP për njerëzit të cilët para fluturimit duan të qetësohen, të drekojnë apo darkojnë, të përdorin internetin, të lexojnë dhe të shijojnë qetësin e plotë.Ky ambjent është i vetmi Business Lounge në aeroportin ndëkombëtar të Rinasit. Rikonstruksioni i plotë ka përfunduar në muajin shkurt dhe klasin në të është tërësisht i dukshëm. Air Business Lounge rezervon një trajtim të veçante VIP për njerëzit të cilët para fluturimit duan të qetësohen, të drekojnë apo darkojnë, të përdorin internetin, të lexojnë dhe të shijojnë qetësin e plotë.Administratorët e këtij ambienti thonë se "Business Lounge” eshte konceptuar duke vendosur fillimisht ne qender nje pasagjer i cili deshiron dhe meriton nje ekspereince te ndryshme nga ajo standarde e ofruar ne aeroporte, dhe eshte ndertuar ne menyre koncentrike rreth kerkesave, pritshmerive dhe eksperiences se kesaj kategorie pasagjeresh.Në këtë sallë mund të akomodohen njëherazi 75 pasagjerë, por dera e këtij ambienti nuk mbyllet asnjëhere. Qëndon i hapurnga fluturimi i pare ne nisje deri pas fluturimit te fundit. Në të bëhet fillimisht një pagesë fikse cash apo credit card për të pasur akses falas per te gjitha shërbimet që ofrohen në të.