Mungesa e energjisë, OSHEE: Janë djegur dy transformatorë në Selitë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sqaron mungesën energjisë elektrike në Tiranës. Përmes një njoftimi për shtyp OSHEE informon se shkak është bërë një defekt që ka ndodhur në mesditë  në Nënstacionin e Selitës ku janë djegur dy transformatorë dhe janë dëmtuar 10 fidra.Për pasojë mungoi energjia te zona e  Ish-Bllokut, Komuna e Parisit, "Vasil Shanto", Kodra e Diellit, Liqeni Artificial, Ish-Ekspozita, ndërsa pas ndërhyjes është rikthyer në disa zona.Për marrjen e masave, OSHEE ka ngritur 19 grupe pune, të cilët aktualisht po operojnë për të normalizuar situatën.