Shpërthimet në Marinzë, AKBN fajëson Bankers Petroleum për ngjarjen
Shpërthimi i gazit në Patoz Marinzë është përgjegjësi e Bankers Petroleum. Në këtë përfundim arrin kreu Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore Dael Dervishi i cili kërkon ndryshime ligjore në marrëveshjen e hidrokarbureve në mënyrë që në të parashikohen penalitete në raste të tilla.Dael Dervishi: Ky ishte një gabim që mund të shmangej. Ata i kryen shpimet pa e marrë parasysh sasinë e këtij gazi. Këto informacione kompania i ka pasur në dispozicion, të vëna nga Albpetrol. Historiku i pusit është vënë në dispozicion nga Albpetrol pranë kompanisë Bankers. Kështu që ata e kishin informacionin, por mesa duket nuk kanë arritur ta lexojnë këtë informacion në mënyrë korrekte. Fatkeqësisht marrëveshja e hidrokarbureve ka shume mangësira dhe ne jemi të mendimit që këto marrëveshje duhen ndryshuar.Banker Petroleum ka po kështu probleme edhe me ministrinë e Mjedisit e cila pritet të vendosë nëse do ti revokojë ose jo lejen mjedisore. Sipas inspektoriatit shtetëror të mjedisit të mërkurën, 8 prill 2015 do të verifikohet raporti për të analizuar shkeljet e konstatuara mjedisore si dhe raporti i mbetjeve.Presim ditën e nesërme për të marrë përgjigjen e analizave, për të parë nivelin e ndotjes së ajrit, po ashtu edhe të dherave që gjenden atje. Dhe pas një raporti dhe verifikimit të dokumentacionit të Bankers do të dalim në një konkluzion përfundimtar se deri ku do të arrijme. Do të kemi një revokum te pezullimit apo një revokim të lejes mjedisore për kompaninë Bankers."Ndërkohë që Bankers Petroleum nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka reaguar ndaj akuzave të bëra nga deputeti socialist Erjon Brace duke deklaruar se po punon me komisionin e vleresimit te dëmeve të ngritur nga Prefektura per te identifikuar demet e shkaktuara dhe menyren e kompensimit. Kompania në njoftim theksoi faktin se gazi CO2 qe clirohet është i padëmshëm dhe mund te blihet edhe në supermarket per ata që e pëlqejnë