Sëmundjet nga ushqimi, Panariti prezanton 2 nisma për mbrojtje të konsumatorit

Qytetaret duhet të tregohen të vëmendshëm ndaj mishit dhe produkteve që konsumojnë cdo ditë. Kjo sepse semundjet e shkatuara nga ushqimi jane serioze deri ne vdekjeprurëse. Sipas OBSH ka 200 sëmundje infektive që shkaktohen dhe shpërndahen nëpërmjet ushqimit dhe parandalimi i tyre është një sfidë për të gjithë autoritetet shëndetësore në botë. Në Shqipëri ministria e Bujqësisë u angazhua ne dy drejtime. E para lidhet me informacionet dhe bar kodin në çdo ushqim për të ditur orgjinën, historikun dhe subjektet importues apo prodhuesin.Edmond Panariti: Ne jemi të vendosur të vazhdojmë me sistemin e regjistrimit dhe identifikimit të kafshëve duke future dhe sistemin dixhital që e bën më të sigurtë gjurmimin, monitorimin dhe natyrisht ështe e pamundur të bëhen edhe fallsifikime, gjë që për hir së të vërtetës kanë filluar të shfaqen tek taku me ato që quhen matrikuj tek veshi.Nisma e dyte është ajo e dixhitalizimit të matrikullimit të kafshëve. Sipas ministrit të Bujqëisë Edmond Panarit nëse ka të infektuara do te paralizohen qe ne stallë.Edmond Panariti:  Bar kodi dueht të përmbajë të gjtiha të dhënat suplementare që tregojnë historikun e cdo produkti dhe këto duhet ti bëhen transparente konsumatorit. Nepermjet nje smartfoni skanohet ai bar kodi dhe merret informacioni.OBSH thote se semundjet e shkaktuara nga ushqimi për shkak te mikroorganizmat si bakteriet,  viruese ose kimikate. Semundjet diarreike të shkaktuar nga ushqimi dhe uji vrasin 2 milione njerez cdo vit. Shumica prej tyre jane femijë.3 % e semundjeve te shkaktuara nga ushqimi cojnë në probleme kronike shendëtesore.Semundjet jane ato te insuficences renale, hepatike, crregullime neurologjikë, kancer, septicemi dhe vdekje.