Kryeministri Rama prezanton projektin për dixhitalizimin e arsimit
60 shkolla me 47 mijë nxënës do të jenë të parat që do të përfitojnë nga mësimdhënia përmes teknologjisë. Qeveria i ka hapur udhë projektit elektoral të 2013-s, dixhitalizimit të arsimit. Teksa prezantoi projektin, shefi i qeverisë fillimisht iu përgjigj kritikëve:Edi Rama: Është një fazë e parë e një transformimi që kujtoj se kur ne e propozuam në kuadrin e ideve të reja për shkollën, pati shumë njerëz që e panë me shumë skepticizëm, pati të tjerë që nuk ngurruan të shprehin cinizmin e zakonshëm në këto raste. Por ja ku jemi sot, përpara një fakti të kryer, që puna ka filluar konkretisht, që 60 shkolla do të përfshihen në këtë program tërësisht revolucionarizues për shkollën.Nuk kurseu as mësuesit, që sipas kryeministrit e kanë më të vështirë të përqafojnë teknologjinë.Edi Rama: Nuk është e lehtë dhe këtu ka një problem kryesor, besoj unë, që për herë të parë nuk janë nxënësit halli, por janë mësuesit. Sepse, nxënësit e kanë shumë më të thjeshtë që ta thithin të gjithë botën e teknologjisë së re, ndërkohë që mësuesit e kanë më të vështirë dhe trajnimi i mësuesve në këtë proces është një sfidë e madhe, ashtu sikundër dhe vënia e mësuesve në dispozicion të këtij procesi me dije të plota është një sfidë e madhe.Falë projektit cdo shkollë do të pajiset me dy laboratorë dixhitalë që përfshin projektorë interaktivë, tableta për nxënësit, për sallën e mësuesve etj. Fokusi i prpjektit është ndërveprimi i nxënësve dhe mësuesve, shkollave dhe prindërve.