Shenjat e shndërritshme në planetin Ceres
Shkencëtarët që kanë arritur pamjen e parë të afërt ndaj planetit xhuxh Ceres, thonë se ata janë të surprizuar nga njolla të ndritura të cilat janë shfaqur në sipërfaqjen e tij.Imazhet vijnë nga anija hapësinore e NASA-s, Dawn, e cila po përdor një mekanizëm funksionimi me ion-e, të ngadaltë por të sigurtë, për të lëvizur në limitin e orbitës rreth planetoid-it dhe duhet të arrijë në pozicionin e duhur, rreth datës 6 mars.Copat e tokës që reflektojnë do t'i japin teoristëve të konspiracive të trilluara, shumë material për të imagjinuar, pasi ato i ngjajnë dritave të forta të qyteteve mbi një planet alien.Në realitet, ka një mundësi të mirë që ato të jenë zona me ujë të akullt, ndoshta të formuar nga aktivitet vullkanor mbi këtë planetoid me një diametër prej 950 kilometrash, xhunga më e madhe e vetme në brezin e asteroideve mes Jupiterit dhe Marsit.Skuadra shkencore pas anijes hapësinore Dawn, nuk po prisnin që të kishin këtë lloj rebusi në duart e tyre kur ata arritën në Ceres.'Kjo është me të vërtetë e papritur dhe gjithashtu një mister për ne', thotë Andreas Nathues, krye investigues për skuadrën e kamerës filmike, institutin Max Planck për Kërkimet e Sistemit Diellor, në Gottingen, Gjermani.'Dicka e tillë mund të jetë duke na drejtuar drejt origjinave vullkanike të shenjave, por ne do të duhet të presim për një rezolucion më të mirë përpara se të bëjmë interpretime të tilla gjeologjike', thotë Chris Russell, investiguesi kryesor për misionin Dawn, të bazuar në Universitetin e Kalifornisë i bazuar në Los Angeles.Dawn do të shpenzojë 16 muajt e ardhshëm duke orbituar Ceresin dhe do të dërgojë në Tokë të dhëna shkencore dhe imazhe nga sipërfaqja.Anija hapësinore ka vizituar tashmë kushëririn më të vogël të Ceres, asteroidin gjigand Vesta, i cili ka një sipërfaqje prej 525 kilometrash dhe nuk merr vëmendjen e duhur të planetit xhuxh.Megjithatë, pas kësaj vizite, anija hapësinore i dha shkencëtarëve një numër të prej afro 30 000 imazhesh./oranews.tv/