Don Marjan Paloka: Bashkëjetesa ndërfetare jo kulturë, por instikt shumë i çmuar i shqiptarëve
Bashkëjetesa ndërfetare në Shqipëri nuk është produkt i një kulture, por një instikt shumë i çmuar i shqiptarëve. Kjo është teza që mbron Don Marian Paloka, famullitar në Fiesole në Firence të Italisë.I ftuar në emisionin “Tongiht Ilva Tare" në Ora News, Don Marian Paloka theksoi se Shqipëria nuk ka pasur luksin të zhvillojë një kulturë të bashkëjetesës ndërfetare, të kuptuar si reflektim mbi këtë vlerë. Vlera ka ardhur në mënyrë spontane dhe instiktive.Don Marjan Paloka: “Po mbase, harmonia dhe bashkëjetesa ndërfetare nuk është diçka nga rrënjët shumë të thella dhe të menduara. Nuk është produkt i një kulture, dhe me kulturë nënkuptojmë, jo vetëm shfaqje kulturore, por edhe reflektimin mbi shfaqjet kulturore. Unë mendoj se, në Shqipëri nuk kemi pasur luksin të zhvillonim kulturë të bashkëjetesës ndërfetare të kuptuar si reflektim mbi këtë vlerë. Vlera ka ardhur në mënyrë spontane dhe instiktive dhe e tillë është. Ndoshta tani ka ardhur moment, në të cilët janë kushtet historike dhe shkalla e edukimit popullore, që të na lejojë të zhvillojmë edhe kulturën e bashkëjetesës ndërfetare. Deri tani, unë mendoj se nuk ka qenë kjo kulturë, por ka qenë thjesht fenomeni instikti i bashkëjetesës ndërfetare. Është një instikt shumë i çmueshëm sepse shpesh herë mund të jetë kultura e bashkëjetesës fetare, por kjo kulturë ushtrohet si disiplinë dhe jo si zgjedhje e natyrshme. Ne shqiptarët kemi fatin e madh që të kemi qëndrimin e natyrshëm përpara reflektimit mbi këtë qëndrim”.Që harmonia fetare vjen e natyrshme në Shqipëri, famulltari e mbështet edhe në faktin se nuk ka një angazhim, apo marrëveshje diplomatike ndërmjet krerëve fetarë që rregullon këtë çështje.Don Marjan Paloka: Parasegjithash harmonia fetare nuk është rezultat i angazhimit të marrëveshjeve diplomatike ndërmjet krerëve fetarë, por është një bashkëjetesë e natyrshme normale e anëtarëve të ndryshme fetare ne mjediset e natyrshme të jetës së përditshme. Pra krerët e bashkësive fetare duhet thjesht tu shërbejnë bashkësive të tyre pa pasur kujdesin për ti mbrojtur nga agresioni apo rreziqet që mund të bëjnë bashkësitë e tjera fetare kundrejt tyre