Media Online, ekspertët: Kundër fshirjes së komenteve denigruese

Ekspertë të komunikimit e kanë cilësuar tentativë për censurë ndaj medias, projektligjin e propozuar nga opozita për fshirjen e komenteve denigruese në median online nga administratorët e portaleve.Sipas tyre ky projekligj ka disa vakume teknike, mes të cilave nuk parashikohet me ligj përcaktimi i termit Media online. Në ligj nuk specifikohen as komentet denigruese që cënojnë integritetin e individit, si dhe shkelin privatësinë.Majlinda Bregu: Propozimi i parë ka të bëjë pikërisht me këtë, me një përgjegjësi që i ngarkohet administratorit të portalit online, duke përcaktuar masat e nevojshme që duhet të ndërmerren nga administratorët e faqeve për fshirjen në kohë të komenteve që cënojnë nderin dhe reputacionin e një individi.Por ekspertët e fushës janë kundër këtij projektligji pasi sipas tyre politika po ndërmerr një hap që synon censurimin e medias online. Endri Meksi: Në rsat se dëshira e mirë e propozuesit të pr/ligjit nuk ka qenë  të çensurojë internetin dhe ëeb-in. Efekti që do të jetë, do të jetë pikërisht ai. Nuk është hera e parë që ligjvënesi shqiptar provon të çensurojë ëeb-in, internetin.  E kanë bërë disa herë gjatë vitit 2013-2014. Në komisionin e Ligjeve, pr/ligji nuk pati asnjë ankesë. Ose për mosndjekje të kujdesshem nga ana e anëtarëve të komisioneve të ligjeve, ndoshta nuk e kanë kuptuar se cfarë po ndodh, ose e kundërta, e kanë kuptuar cfarë po ndodh por i ka pëlqyer”Për Endri Meksin, drejtor në MC Networking, ky projektligj ka shumë mangësi teknike pasi përveçëse nuk përcakton togfjalëshin që denigron figurën e personit, shkel njëherazi edhe identitetin e komnetuesit.Endri Meksi: “Pr/ligji mundohet të bëjë diferencim midis përgjegjësisë. Thotë se në rast se komentuesi është i identifikueshëm, pra nuk thotë në asnjë vend sesi bëhet ky identifikim, por në rast se u bindëm që ai është i tillë ai mban përjgegjësi të barabartë me administratorin e portalit. Nuk flitet as për pronarin e portalit, nuk flitet as për aspektin ligjor cfarë është një portal. Portali është një domen dhe asgjë më shumë”Opozita ka shtruar në tryezën e komisionve parlamentare një projekligj I cili detyron të gjithë adminitrstaorët e mediave online që të fshijnë ccdo koment denigrues. Projekligji që detyron mediat on line të heqin komentet negative u prezantua disa ditë më parë në komisionin e Ligjeve nga Kryetarja e komisionit të Integrimit Majlinda Bregu, dhe që morri mbështetjen e maxhorancës.