Rashiç: Me bojkotin parlamentar, Lista Serbe vetëm ka humbur

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiç, ka deklaruar se serbët nuk kanë fituar asgjë por kanë humbur, për shkak të bojkotimit dymujor të Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës."Me bojkotin e Listës serbe nuk kemi fituar asgjë dhe me siguri e kemi humbur gjithë vitin 2015, pasi në fund të shkurtit e në fillim të marsit fillohet me alokimin e mjeteve për financimin e projekteve dhe tashmë kemi humbur kontrollimin e këtyre mjeteve meqë nuk mund t'i destinojmë ashtu siç ishte parashikuar me projekte", ka thënë për gazetën "Blic" të Beogradit Nenad Rashic.Rashiç, i cili është deputeti i vetëm serb që nuk e ka bojkotuar punën e Parlamentit të Kosovës, ka thënë se dy Ministritë që i takojnë bashkësisë serbe, Ministria për Komunitete e Kthim dhe ajo e Administratës lokale, po funksionojnë pa probleme.Ai ka sqaruar se zëvendës/ministrat, në mungesë të Ministrave serbë që po bojkotojnë, kanë marrë përgjegjësinë dhe të gjitha aktivitetet.Rashiç ka shtuar se deputetët e Listës serbe "do të humbasin çdo kredibilitet nëse nuk votojnë për amendamentet që kanë të bëjnë me formimin Gjykatës Speciale, duke përkujtuar se pa votën serbe kjo çështje nuk mund të kalojë në Kuvendin e Kosovës.