E hëna pas festave, biznesi kundër: Dëmi i ekonomisë dhe qytetarëve
Konfindustria e quan të dëmshme vendimin e qeverisë për të hënën pushim, nëse festat zyrtare rastisin në fundjavë. Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë thotë se Kryeministri e mori këtë vendim pa u konsultuar me grupet e interesit. Përveç biznesit, thotë Buxhuku, vendimi është i dëmshëm edhe për qytetarët sepse nuk marrin dot shërbimet në administratë.Tiranë- Biznesi i madh nuk është aspak i kënaqur për vendimin e qeverisë për të rikuperuar më të hënën pushim festat nëse ato rastisin në fundjavë. Për administratorin e Konfidustrisë, Gjergj Buxhuku, kjo është e dëmshme për sipermarrjen, ekonominë dhe qytetarët.Z.Buxhuku tha se Kryeministri për këtë vendim nuk u konsultua me asnjë nga grupet e interesit.Vendimi i qeverisë si për ironi u mor me 1 prill.Ata që punojnë në administratë përfitojnë nga ky vendim sepse në kalendar përveç 30 ditëve të pushimit, do të kenë edhe 14 ditë te tjera në vit pushim, pra gjithsej 44 ditë.