Rama "zgjedh" këtë javë, emrat më të kuotuar për 61 bashkitë

Ka nisur një javë vendimtare për koalicionin e majtë, në mbyllje të së cilës shqiptarët do të jenë njohur zyrtarisht me 61 kandidatët e shumicës për betejën elektorale të 21 qershorit.Në disa Bashki, ka ende pikëpyetje për kandidatin final, por së paku në Bashkitë e mëdha emrat janë përcaktuar.Në Shkodër, u zyrtarizua gjatë një takimi me strukturat nga vetë kryeministri Edi Rama, emri i Keti Bazhdarit. Filantropja,ka marrë edhe mbështetjen e fortë nga aletati i Ramës, Ilir Meta.Nga takimet e Ramës me deputetët në qarqe, u konfirmua se në Korçë do të rikandidojë Sotiraq Filo, sikurse edhe Vangjush Dako në Durrës. Pak pikëpyetje kanë mbetur, për rikandimimin për mandatin e tretë të Qazim Sejdinit në Elbasan.Bashkia e madhe e Vlorës, ku kryeson listën e deputetëve vetë Edi Rama, është ende në dilemë mes prefektes aktuale Etjona Hoxha, mjekut Dritan Leli dhe kreut të Dhomës së Tregtisë Vlorë, Arben Breshani.Në Fier, në betejën mes dy deputetëve Ervin Koçi dhe Armando Subashi, duket se favorit është ky i fundit. Në Burrel do të kërkojë një tjetër mandat Adelina Farrici.Edhe zonat qe iu lanë të lira LSI-së, në marrëveshjen mes 2 aleatëve në 15 mars, duket se janë mbyllur.Në Lezhë, LSI ka vendosur të rikandidojë Viktor Tushën për një mandat të 3-të, ndërsa në Kukës Hasan Halili.Bashkia e Beratit do t'i besohet kandidimit të Petrit Sinës, Gjirokastra Zamira Ramit, aktualisht Prefekte e qytetit, dhe në Lezhë Viktor Tusha.Peqini, Rrogozhina dhe Konispoli duket se do t'i lihen partisë më të re të koalcionit të majtë, PDIU-së së Shpëtim Idrizit, që duket se po e sheh veten të përçarë pas vendimit për t'u rreshtuar në krah të Aleancës për Shqipërinë Europiane. Megjithatë mësohet se PDIU vazhdon të ketë ambicie edhe për Bashkinë Patos.Aleanca me PBDNJ-në e Vangjel Dules për 21 qershorin ende nuk është sigluar. Burime nga PBDNJ, i konfirmuan Ora News se mbeten në pritje të thirrjes në negociata nga PS.PS-ja i ka ofruar si zona të lira dy Bashki, atë të Finiqit dhe Dropullit, të dyja njësi me shumicë minoritare, por PBDNJ-së ka këmbëngulur edhe marrjen e Himarës.Në pikëpyetje është edhe bashkëpunimi me FRD-ne e Bamir Topit, me të cilin deri më tani Edi Rama, përmes një negociate të parë ka vendosur vetëm urat e bashkëpunimit.Por enigma më e madhe është metropoli, Tirana. Deri më tani, emrat e përfolur janë Erjon Veliaj, Blendi Klosi, Pandeli Majko dhe Albana Dhimitri.Spekulimet mediatike të ditëve të fundit mbi kandidaturën e së majtës për kryebashkiakun e Tiranës tregojnë se data për bërjen publik të emrit ka afruar shumë.Burime nga PS për Ora News konfirmojnë se sondazhet e kryera nga partia që qeveris vendin tregojnë se thuajse të gjithë kandidatët e përfolur në media, arrijnë ta fitojnë bindshëm Tiranën.Pikërisht, prandaj, duket se nuk do të jenë rezultatet e sondazheve, të cilat mësohet se i nxjerrin kandidatët e majtë në kuota të përfarëta më njëri-tjetrin që do të përcaktojnë emrin me të cilin e majta do dalë në zgjedhje, por veçoritë që sigurojnë më shumë mbështetje tek pjesa gri e elektoratit dhe shoqëria civile.Pavarësisht emrave që lakohen me media, e sigurtë është se ditët e ardhshme emri i kandidatit të koalicionit qeverisës për kryeqytetin do bëhet publik.Nga ana tjetër, referuar kodit zgjedhor deri në fund të javës partitë që do garojnë në 21 qershor duhet të jene regjistruar në KQZ.Neni 64 i Kodit elektoral thekson se çdo parti duhet të paraqesë kërkesën ne KQZ jo më vone se 70 ditë para votimit, ndersa koalcionit jo me vonë se 60 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve.