Ambasadori amerikan në Beograd: Serbët skizofrenë!
Ambasadori amerikan në Beograd, Majkëll Kirbi, ka shkaktuar jo pak reagime në një intervistë për televizionin B92, ku është shprehur se serbët janë pak skizofrenë pasi zemra i çon nga lindja dhe Rusia, por mendja i çon nga perëndimi."Ka një ngatërresë të madhe në lidhje me këtë çështje.Ju gjithmonë do të keni miq në lindje dhe perëndim, por tani bëhet fjalë për interesat e Serbisë dhe jo për miqësi.Duhet të zbatoni reforma që ju afrojnë me Bashkimin Europian, pjesa tjetër janë zgjedhja të gabuara", citohet Kirbi.I pyetur për çështjen, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, nuk pranoi që Kirbi të ketë thënë saktësisht kështu, por shtoi që është e vërtetë që serbët kanë qendrime pozitive ndaj Serbisë ndërkohë që duan të jetojnë si në Europën perëndimore.Edhe vetë qeveria serbe ka flirtuar disa herë me Rusinë, duke ftuar presidentin Vladimir Putin në paradën e çlirimit të Beogradit, si dhe duke kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake./Oranews.tv/