Çertifikimi i kafshëve, kontrolle në tregjet e bagëtive për origjinën e kafshëve

Penalitete për tregtarët  dhe konfiskim të kafshëve  në rast se origjina e tyre do të jetë e rremë dhe e paçertifikuar. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka nisur një aksion për mbikqyrjen e tregjeve të kafshëve,  i cili synon të mbikqyr tregjet e bagëtisë për të verifikuar origjinën e kafshëve dhe certifikatat shoqëruese veterinare.Mbikqyrja mbështetet në sistemin e gjurmueshmërisë me anë të verifikimit të matrikujve, të cilët lidhin identitetin e gjedhëve dhe të imtave me subjektin dhe  fermën ku ato mbarështohen. Përveç prodhuesve vendas, Ministria e Bujqësisë u ka kërkuar edhe të gjithë vendeve nga ku kryhet importi i kafshëve, dhe shpendëve të gjallë, që të informojnë autoritetet shqiptare saktësisht për vendndodhjen e fermave prodhuese, teknologjinë e mbarështimit të kafshëve dhe shpendëve si  dhe gjendjen shëndetësore të tyre.Sipas Ministrit Panariti, kafshët pa matrikuj ose me matrikuj të falsifikuar do të bllokohen dhe asgjësohen. Gjurmimi i origjinës së kafshëve dhe shpendeve per prodhim mishi, qumeshti, vezeve eshte garanci per sigurine ushqimore te konsumatorit.