Turqia bllokon aksesin në Facebook, Twitter e YouTube
Autoritetet turke kanë bllokuar aksesin në Facebook, Twitter dhe YouTube, për shkak se këto rrjete sociale kanë publikuar fotografitë e prokurorit të marrë peng javën e kaluar nga dy militantë të një organizate terroriste.Tajfun Axharer, kreu i Autoritetet të Teknolgjisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit, megjithatë tha se për Facebook, bllokimi ishte hequr pasi kompania kishte plotësuar kërkesat e dala nga vendimi i gjykatës për këtë çështje.Një pjesë e mirë e kompanive që ofrojnë shërbimin e internetit në Turqi e vunë menjëherë në zbatim urdhrin e gjykatës, ku përveç tre mediave sociale globale, në listën ishin përfshirë edhe 166 faqe internet që kishin publikuar fotot.Më 1 prill, 13 media u ankuan pasi ishin penguar të merrnin pjesë në ceremoninë funerale të prokurorit Mehmet Kiraz, duke qenë se kishin publikuar pamjet e pengmarrjes, ku Kiraz mbeti i vrarë gjatë aksionit të policisë për lirimin e tij.Ndërkohë, Kemal Kiliçardollu, kryetari i partisë kryesore opozitare, asaj republikane, ka hedhur dyshime mbi sekretet e mbajtura nga autoritetet për autopsinë e prokurorit, i cili po hetonte mbi vdekjen e një adoleshenti pas protestave të vitit 2013."Nuk e kuptoj çfarë sekreti ka në këtë pikë, kur ngjarja është mbyllur. Ndoshta disa persona nuk donin që të zbardhej çështja mbi të cilën ai po hetonte", citohet deputeti opozitar në mediat turke./Oranews.tv/