Kukës, të gjymtuarit nga minat kërkojnë subvencionim të protezave
Të mbijetuarit nga armët dhe municionet luftarake në qarkun e Kukësit, i kanë kërkuar institucioneve shtetërore që të zbatojnë ligjin e ri për Personat me Aftësi të Kufizuara, që është miratuar në Parlament në Korrikun e vitit të shkuar.Sipas tyre, duhet që të rishikohet edhe plani kombëtar i veprimit për viktimat e minave dhe armëve e municioneve, si dhe të subvencionohet pajisja me proteza dhe mirëmbajtjen e tyre për të gjymtuarit nga minat.Në vitet 1998-1999 kufiri verior, në një gjatësi prej 120 kilometrash, u minos nga ushtria serbe gjatë konfliktit me Kosovën.Në terren janë gjetur 12 mijë e 500 mina anti-njeri dhe 152 mina anti-tank. Ushtria shqiptare ndërkohë, ka shkatërruar rreth 17 mijë mina.Në vendin tonë numërohen mbi 1 mijë të aksidentuar nga minat dhe municionet dhe mbi 150 të vdekur dhe rreth 850 të gjymtuar.