Presidenti Nishani dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2015, 16:56
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar ligjin e ri për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pas miratimit në Kuvend të enjten e kaluar.Dekreti i Presidentit është bërë publik në faqen zyrtare të Presidencës.Me hyrjen tashmë në fuqi të Kodit të ri Zgjedhor, kur vendi është në prag të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, përcaktohet ndarja e zonave të administrimit, ku nuk do të ketë më komuna, por vetëm 61 bashki.