Të rinjtë e forumeve rinore bashkë për kontratën sociale
Kontrata sociale është një listë kërkesash dhe nevojash që kanë të rinjtë duke ia adresuar qeverisë dhe bashkisë dhe për këtë forumet rinore të partive politike tregohen të gatshëm për të punuar për këtë. Për pjesëmarrjen në poltikë, të rinjtë tregohen të gatshëm por nuk përfshihen në vendimmarrje.Të rinjë janë më të sensibilizuar për të qënë bashkë pa ndarje politike kur bëhet fjale për problemet sociale. Forumet rinore nga tw gjithw partitë poltike në një takim të përbashkët kanë diskutuar për kontratën sociale.Kontratë sociale do të thotë kërkesat dhe domosdoshmëritë që adresojnë të rinjtë ndaj qevrisë ose bashkisë për problematika si arsimi, kartë e studentëve dhe ndërhyrje në infrastrukturë. Altin Hazizaj nga qëndra për mbrojen e të drejtave të fëmijëve tha se kjo kontratë sociale duhet të promovohet.Altin Hazizaj: "Përpos shpjegimit të kontratës sociale ne do të kemi atë që do të quhet nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit për promovimin e kontrates sociale dhe të gjitha partitë politike dhe grupet rinore që janë bërë pjesë e kësaj kontrate sociale"Po a janë të rinjtë të tërhequr nga poltika dhe a janë pjesë e vendimarrjes?Altin Hazizaj: Ajo që tregojnë rezultatet paraprake që çështja e të rinjve duket sikur është prioritet i shumë partive politike, në të vërtetë ajo që shikojmë nga statutet e partive kjo nuk është e vërtetë. Pra do të thotë qe të mblidhemi dhe ta kthejmë kauzën e të rinjve një problem kombëtar."Të pranishmit në konferencë kërkuan më tepër vëmendjen ndaj të rinjëve nga partitë politike.