Lezha pa sistem adresash, hamendësohet për të gjetur destinacionin
Mungesa e sistemit të adresave në Lezhë nuk eshte diçka e re per kete qytet.Punonjësit e filialit te Postës së Lezhes janë të detyruar të veprojnë me hamendësime, ose duhet te jene njohes te zones që mbulojnë, ne menyre qe te gjejne vendodhjen e personit te cilit i eshte derguar nje poste.Per shkak te kesaj anomalie, rastet e vonesave të dorëzimit të postës janë jo të pakta.Drejtues të Postës thonë se për të zvogëluar këtë anomali, janë të detyruar të punësojnë postierë që të jenë edhe njohës të mirë të lagjeve të Lezhës.Ndonëse projekti i sistemit të adresave ka startuar vite më parë dhe u trumbetua me të madhe nga Bashkia e Lezhës, ka mbetur në fazat fillestare.Mungesa e adresave në Lezhë është edhe sorollatje për turistët e shumtë që vizitojnë qytetin me histori mijëra vjeçare, ndërsa askush nuk di të thotë se kur ky qytet do të ketë gati sistemin e ri të adresave.