Kandidatët e PD, Në Tiranë: Bregu, Kosova, Tabaku e Duma. Në Durrës PD po teston Arqile Gorenë

Partia Demokratike është në fazën e fundit të përzgjedhjes së kandidatëve për 61 bashkitë e vendit. Pasi degët dorëzuan në bazë propozimet për kandidatë,  selia blu ka nisur një fazë intensive të testimit të kandidatëve.Tirana, është Bashkia ku është përqëndruar e gjithë vëmendja e demokratëvë, ndaj aletranativat që po testohen, përballë dhe emrave të përfolur në Partinë Socialiste, janë deputeti  Halim Kosova, deputetja Majlinda Bregu e Jorida Tabaku, dhe Grida Duma, por si  një kandidaturë mjaft  potenciale për selinë blu  mbetet dhe Këshilltari i Bashës,  në këshillin bashkiak Besnik Aliaj.Bashkia  e Durrësit, është ajo që në fakt demorkatët janë me mjaft dilema për  vendimmarrjen e tyre,  pasi kërkohet më ngulm nga aleati Republikan,  ku tashmë ka shpallur kandidaturën Agron Duka, ndërsa vetë demorkatët po testojnë Arqile Gorenë, Ardian Mukën, por mjaft e përfolur është dhe sekretarja për Marrdhëniet me  Publikun  Grida Duma.Për bashkinë më të madhe në veri atë të  Shkodrës,   gara është përqëndruar mes Deputetes Voltana Ademi,  dhe  Sokol Ramadanit.Në Lezhë, gara është përqëndruar mes Fran Frrokajt dhe  Pashk Gjonit, ndërkohë që Lezha është një ndër qytetarët që demokratët po diskutojnë dhe me Partinë Demokristiane, ku nëqoftese do të lihet si zonë e lire,  kandidatët mund të jetë  Eduart Ndoci.Për bashkinë e Kukësit, kandidojnë Bashkim Shehu dhe Arif  Rexhamti.Për Bashkinë e Vlorës , kryesisë së Partisë Demokratike do t'i duhet të përzgjedhë mes kryetarit të PD-së së këtij qarku Moisi Meminaj dhe Genci  Beromema.Në Fier kandiojnë  Dritan Petova,  Kozma Dashi, dhe Leonidha Cobo. Në Korcë kandiat potencial janë  Andrea Mano , dhe Ledina Aliolli. Në Elbasan Ardian Turku dhe  Eugen Isaji. Në Berat, Lefter Maliqi, Shkelqim Hysaj dhe  Xhevahir Ngjeqari.Krahas testimit të kandidaturave potenciale, Partia Demokratike prej ditësh është përfshirë në një proces negocimi me aletatët e sajë, proces që ndryshe nga sa u përfol të përmbyllej me datë 6 prill mund të shtyhet  me dy ditë. Deri në këto moment demokratët janë njohur vetëm me kërkesat dhe propozimet e aleatëve ndërkohë nuk ka asnjë vendim për kërkesat e tyre. Fokusi i diskutimeve është përqëndruar me Partitë Aleate parlementare.Partia Republikane përvec Durrësit ka shprehur dëshirën për Bashkinë e Vorës, Shijakut, Sarandës, Kukësit,  Memaliajt, Librazhdit, Selenicës, Himarës, Devollit, Bilishtit, Ersekës, Lushnjes, Maliqit dhe Mirditës,  kërkesa këto që në fakt kanë vënë në pikpytje serioze arrijten e një marrveshje të mundshme, c'ka i rrit shancet që Republiaknët të dalin të vetëm në zgjedhjet vendore, shtuar këtu dhe  shkakun  se dhe kandidatura e Agron Dukës në Durrës,  është  refuzuar.Mjaft të vështira negociata Partia Demokratike i ka dhe me  Demokristianët, që kanë  propozuar   kandidatë për Bakshkinë e Pukes, Lezhës, Mirditës e Lacit.  Zyrtarizmi i listës së kandidatëve për zgjedhjet e 21 qershorit nga koalicioni opzoitar mund të vij në fund  të  javës, por gjithmonë kjo varet dhe nga publikimi i listës se kampit kundërshtar, Partisë Socialsite dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.