Kenia bombardon pikat e Al-Shabab në Somali
Avionët luftarakë kenianë kanë bombarduar të hënën pozicionet e militantëve të Al-Shabab në Somalinë fqinje si kundërpërgjigje e sulmit terrorist në një kampus universitar ku humbën jetën 148 vetë.Lajmi është konfirmuar nga zëdhënës të ushtrisë keniane, sipas të cilëve janë goditur kampet të Al-Shabab në Gedo, krahinë që përdoret pikërisht për t'u futur në territorin e Kenias.Të dielën e Pashkëve, forca të shumta ishin vendosur në të gjitha kishat e vendit, për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve, pasi militantët e Al-Shabab kanë kërcënuar se do të ketë sërish gjakderdhje.Që prej ditës së enjte, në Kenia është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ku qytetarëve u lejohet të qarkullojnë vetëm nga mëngjesi deri në muzg.Megjithatë, qytetarë të shumtë fajsojnë qeverinë për pamundësinë e parandalimit të sulmit tragjik, që është i disati prej formimit të grupimit terrorist, degë e Al-Kaedës në Afrikë, përgjegjës për më shumë se 400 viktima./Oranews.tv/