Investimet strategjike, pr/ligji i ri synon nxitjen dhe mbështetjen e investimeve

Qeveria shqiptare tashmë ka përfunduar projektligjin për investimet strategjike në bazë  të cilit synohet nxitja dhe mbështetja e investimeve të huaja e vendase.Në rast se një investim kategorizohet si investim strategjik atëherë shteti i ofron lehtësi me infrastrukturë ndihmëse, kanalizime, energji si dhe troje shtetërore.Të gjitha ato investime që do të kategorizohen si strategike  do të përfitojnë  më shumë lehtësi dhe mbështetje në realizimin e projekteve.Projektligji i ri i cili tashmë është dorëzuar në parlament vendos bazat për përcaktimin e invetimeve strategjike.Në relacion shpjegohet se ky projektligj përcakton rregullat dhe procedurat  ka si synim që të nxisë tërheqjen e investimeve .Në këtë projektligj përcaktohen si masa  mbështetëse  ndërtimi i  infrastrukturës ndihmëse, si rrugë, ujësjellës, kanalizime, energji elektrike dhe telekomunikacion si  dhe përdorimi i pasurive të paluajtshme shtetërore, si trojet, pyjet, tokat bujqësore si dhe pasuritë e tjera të paluajtshme në pronësi të shtetit.Këto masa mbështetse do të zbatohen për një sërë sektorësh midis të cilëve mund të përmendim  energjinë,transportin,telekomunikacionin,turizmin ,bujqësinë  ,zonat ekonomike dhe zonat me përparësi turizmin, të cilat kanë impakt në ekonominë kombëtare .Por për të përfituar statusin e një ivenstitori strategjik pranë këshillit të ministrave është ngritur një  një Komitetit i Investimeve Strategjike (KIS), si një organ kolegjial I cili ka të drejtën të marrë  vendime për dhënien e statusit të asistuar apo të veçantë të investimeve strategjike që propozohen nga investitorët vendas ose të huaj.Subjekti investues i interesuar në zbatim të këtij ligji, i cili kërkon marrjen e statusit "Investitor/investim strategjik", duhet të paraqesë një kërkesë me shkrim pranë AIDA-s, duke i bashkëlidhur gjithë dokumentacionin e parashikuar pranë Agjencisë, e cila, pasi vlerëson potencialin strategjik të një projekti/investitori në rolin e agjentit asistues, asiston investitorin për mbledhjen e informacionit me të dhënat e karakterit teknik, ligjor dhe administrative.Nxitja e investimeve të huaja prej kohësh është kthyer në një sfidë për qeverinë e majtë por pavarësisht kësaj të dhënat tregojnë se vitet e fundit ka pasur një ulj