Bushati vizitë në Japoni, diskutohet hapja e Ambasadës në Tiranë

Pas disa vitesh, një Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, qëndron për një vizitë zyrtare në Japoni. Kryediplomati,Ditmir Bushati, po zhvillon një vizitë 2 ditore në Tokio dhe ka nisur axhendën me homologun Fumio Kishida. Pritet që Japonia të hapë Ambasadë në Tiranë.Japoni- Forcimi i dialogut politik, rritja e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Japonisë, dhe hapja e Ambasadës së këtij vendi në Tiranë, janë tre çështjet kryesore në dosjen e kryediplomatit Ditmir Bushati që po qendron për një vizitë zyrtare në Tokio.Takimet 2 ditore, Ministri i Jashtëm i nisi me homologun, Fumio Kishida, me të cilin diskutoi për hapat që mund të ndërmerren drejt hapjes së Ambasadës së Japonisë në Tiranë, si ura më e mirë e forcimit të dialogut politik mes shteteve.Bushati, i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm japonez edhelehtësimin e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë dhe nga ana tjetër, theksoi  domosdoshmërinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e kompanive japoneze për të investuar në vendin tonë.Ai vlerësoi asistencën dhe ndihmën e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Shqipërisë gjatë dy dekadave të fundit, duke theksuar se "mbështetja e pandërprerë e Japonisë në kuadër të ndërtimit dhe fuqizimit të kapaciteteve të administratës shtetërore, është një histori suksesi."Numri 1 i diplomacisë shqiptare u takua edhe me  Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit, Nabutaka Machimura dhe me Grupin Parlamentar të Miqësisë Japoni-Shqipëri, ku u diskutua gjerësisht mbi bashkëpunimin parlamentar si një nga shtyllat kryesore të bashkëpunimit dypalësh.Ministri Bushati falënderoi parlamentarët japonezë për rolin e tyre aktiv në drejtim të promovimit të Shqipërisë dhe të tërheqjes së investimeve japoneze në Shqipëri në fusha me interes reciprok.Një nga takimet e rëndësishme ishte edhe ai me  zv. Presidentët e Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA), Masakazu Ichikaëa dhe Domichi Hideaki.Ministri Bushati falenderoi JICA-n për gatishmërinë dhe bashkëpunimin që kjo agjenci ka treguar për më shumë se dy dekada në projekte shumë të rëndësishme për vendin tonë, duke u cilësuar si një nga donatorët dypalësh më të fuqishëm për Shqipërinë, me investime dhe grante që kapin vlerën e mbi 220 milionë Euro.Bashkëbiseduesit u përqendruan jo vetëm në përshpejtimin e zbatimit të projekteve aktuale, por dhe mbi një sërë projektesh të qeverisë shqiptare për vitet në vazhdim në fusha prioritare për vendin tonë, si bujqësia, peshkimi, infrastruktura, turizmi, energjia dhe mjedisi.