Përmbytje dhe në Durrës, në zonën e Kënetës dhjetra banesa nën ujë
Situatë e rënduar prej përmbytjeve në Durrës, ku nga reshjet e 12 orëve të fundit, pothuajse i gjithë qyteti është paralizuar nga uji.Më rëndë gjendja është në zonën e Kënetës, ku dhjetra familjeve u ka hyrë uji brenda në banesë.E përmbytur është edhe Lagja 18 pranë stadiumit, ku uji në rrugë ka shkuar rreth gjysmë metri.Gjithashtu të përmbytura janë Lagjet 13 dhe 14, përkatësisht në Shkozet dhe në zonën e plazhit.Edhe Lagjet 5 dhe 6 në qytetin bregdetar janë të izoluara nga uji në rrugë.Në Durrës është mbledh edhe shtabi i emergjencave, i cili do të nisë specialistë për tu ardhur në ndihmë familjeve të përmbytura.Reshjet e dendura të shiut filluan pasditen e së dielës, 5 prill 2015, dhe kanë pushuar, vetëm pak minuta më parë.[caption id="attachment_489438" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Përmbytjet sot në Durrës, 6 prill 2015[/caption][caption id="attachment_489439" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Përmbytjet sot në Durrës, 6 prill 2015[/caption][caption id="attachment_489440" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Përmbytjet sot në Durrës, 6 prill 2015[/caption][caption id="attachment_489441" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Përmbytjet sot në Durrës, 6 prill 2015[/caption][caption id="attachment_489442" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Përmbytjet sot në Durrës, 6 prill 2015[/caption]/Oranews/