Tjetër rrëshqitje në Rrugën e Kombit, masivi shkëmbor bllokon njërën korsi/ FOTO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2015, 10:39
Një tjetër masiv shkëmbor ka rrëshqitur përgjatë Rrugës së Kombit në pjesën e Kukësit. Rrëshqitja e masivit ka ndodhur rrëth 7 km nga Kukësi, në afërsi të fshatit Kolsh, për pasojë është bllokuar një korsi e rrugës.Autoriteti Rrugor Shqiptar që ka dhënë edhe njoftimin fillestar, deklaron së shkarjet e dheut kanë ndodhur pas reshjeve të dendura të borës dhe shiut dy ditët e fundit.Ndërkohë kalimi bëhet me një korsi dhe po punohet për heqjen e masës së shkëmbinjve nga rruga.ARRSH u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes me respektimin e sinjalistikës në këtë pjesë ku kanë ndodhur rrëshqitjeve e shkëmbinjve.
