Përplasja me Ambasadorin e SHBA, Presidenti çek i mbyll dyer e rezidencës
Presidenti i Cekisë ka marrë një vedim ekstrem, duke i mbyllur dyert Ambasadorit amerikan në Pragë. Shkak janë bërë kritikat e të dërguarit të Uashingtonit për pjesmarrjen e Kreut të Shtetit çek në ceremonitë përkujtimore të Luftës së Dytë Botërore në Moskë, që u bojkotuan nga shtetet Perëndimore.Çeki- Presidenti çek, Millosh Zeman, i ka bërë të qartë Ambasadorit amerikan në Pragë se dyert e rezidencës së tij janë të mbyllura për të.Vendimi ekstrem ka ardhur pasi i dërguari i Uashingtonit në Republikën Çeke, Endrju Skapiro, ka kritikuar vendimin e Zemanit për të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore të Luftës II Botërore ne Moskë, pavarësisht se ato janë bojkotuar nga disa krerë shtetesh Perëndimore për shkak të rolit të Rusisë në konfliktin ukrainas.Zeman, i cili disa herë ka dalë nga linja e përbashkët europiane në qendrimet e tij pro Rusisë, citohet nga mediat lokale të ketë thënë se “është e paimagjinueshme qëAmbasadori çek në SHBA t'i tregojë Presidentit të vendit se ku të shkojë” dhe për këtë arsye ai nuk mund të vizitojë më rezidencën e tij.Disa orë më vonë, zëdhënësi i Presidentit Zeman u përpoq të u përpoq të ulte tensionet, duke thënë se Ambasadori Skapiro mund të marrë pjesë në disa ceremoni.Zeman, i cili ka mbajtur edhe postin e Kryeministrit në Çeki, shpesh herë ka devijuar nga linja e përbashkët e Bashkimit Europian dhe ka kritikuar sanksionet ndaj Moskës.Ndërsa qeveria, e cila dikton politikën e jashtme të vendit, nuk e ka mbështetur në qendrimet e tij.Roli i Presidentit në Çeki është pothuajse ceremonial, por Zeman gjithsesi është i pari në këtë post që u zgjodh me votë të drejtpërdrejt nga populli në vitin 2013.