Roja bregdetare italiane shpëton 1500 emigrantë, lundronin në 5 varka

Marina dhe roja bregdetare italiane shpëtuan rreth 1500 emigrantë që po lundronin në 5 varka në jug të Mesdheut brenda më pak se 24 orësh.Roja bregdetare italiane njoftoi se të gjithë emigrantët u shpëtuan nga dy anije të rojes dhe një anije e marinës në 5 operacione të ndryshme.Tre nga varkat me emigrantë ishin në vështirësi dhe dërguan alarmin SOS përmes telefonave satelitore,ndërsa ishin larguar disa milje nga brigjet libiane. Ndërsa anijet italiane u nisën për një operacion shpëtimi, panë edhe dy varkat e tjera.Të gjithë emigrantët u tranferuan në anijet italiane dhe më pas u dërguan në ishulliun e Lampeduzës apo në portet e Siçilisë.Rreth 170.000 emigrantë kanë hyrë në Bashkimin Europian përmes Italisë vitin që shkoi, duke ndërrmarë udhëtime të rrezikshme në det.Udhëtimet organizohen nga trafikantë të qënieve njerëzore dhe kryesisht nisen nga Libia. Më shumë se 3 mijë vetë kanë humbur jetën në këto udhëtime.Gjatë dy muajve të parë të këtij vitit numërohen 43% më shumë të klandestinë, sesa e njëjta periudhë e vitit të shkuar.