Këshilli i Mandateve shtyn vendimin për Kokëdhimën, Ristani: Çështja po trajtohet me 2 standarde
Këshilli i Mandateve dhe Rregullores shtyu vendimin në lidhje me kërkesën e opozitës për heqjen e mandatit deputetit Koço Kokëdhima. Deputeti demokrat Arben Ristani argumentoi se zvarritja e vendimit është një trajtim me dy standarte.Ndërkohë që më parë në komsion opozita ka prezantuar faktet sipas së cilës tregojnë se deputeti Kokëdhima ka abuzuar me fondet e shtetit.Por për avokatin e deputetit socialist asnjë nga këto fakte nuk qëndron.Tirane- Shtyhet vendimi i Këshillit të Rregullores dhe Mandateve në lidhje me kërkesën e opozitës për heqjen e mandatit deputetit socialist Koço Kokëdhima. Kjo pasi maxhoranca kërkoi më shumë kohë për tu njohur me akuzat e paraqitura nga opozita.Deputeti demokrat Arben Ristani në përfundim të mbledhjes argumentoi se kjo çështje po trajtohet me dy standarde.Ristani: Gjatë kësaj periudhe nga deputetët e mazhorancës u kërkua kohë që të njihen me provat, me kërkesën dhe të mendojnë për të konfiguruar mendimin e tyre. Nuk u caktua një datë, u zhvillua një debat sepse cështja është praktikisht e arsyetuar mirë në kërkesën që ne kemi paraqitur.Për ne kishte një keqardhje në punimin me dy standarde të Këshillit, kur lidhur me dy deputetët e tjerë ndaj të cilëve kërkohej arresti dhe duhej të ishin menduar mirë se po i çonim drejt burgut, jo vetëm që nuk pranonin të tërhiqnin provat e duhura, jo vetëm nuk pranonin kohën e duhur për tu menduar dhe pregatitur por vepronin, ju e dini mbledhja mbaroi në 24:00 të natës dhe në mëngjes ishim në parlament”.Ndërkohë më herët në mbledhje deputeti Arben Ristani në emër të opozitës ka prezantuar faktet në bazë të cilave akuzohet deputeti Koço Kokëdhima për abuzim me fondet e buxhetit.Ristani: “Arrijmë në përfundimin se deputeti Koço Kokëdhima ka qenë në kushtet e papajtueshmërisë të parashikuara në nenet 70/2 dhe 3 të Kushtetutës si dhe nenet 28 të ligjit 93,67 të 2005 në të paktën 150 raste”.Por avokati i Kokëdhimës Artan Hajdari u shpreh se asnjë nga ato akuza nuk qëndron pasi nuk është përfituar asnjë lek nga buxheti i shtetit në momentin që është shpallur deputet.Hajdari: “ Qysh në fillim të mbrojtjes sonë ne duam të deklarojmë që nuk kemi përfituar asnjë fond nga buxheti i shtetit, nuk kem i përfituar asnjë fond nga organet e qeverisë vendore, ose nga organet e qeverisjes qëndrore”.Gjatë mbledhjes së Këshillit nuk kanë munguar edhe momentet e tensionit.Halimi: “Që deri në datën kur fitoi, në datën 2 gusht të mos bie në konflikt..”Subashi: “Të mos jetë aksioner”.Halimi: “Jo aksioner. Aksioner mund të jesh dhe ka njerëz që janë aksionerë. Ka deputetë që janë aksionerë”.Këshilli i Rregullores dhe Mandateve miraton një raport që ia kalon parlamentit ndërkohë që shkalla e fundit vendimmarrëse është Gjykata Kushtetuese./Oranews.tv/