Durrës, kapet me 20 kg C4, vëllai i furnizuesit me armë të Julian Sinanajt

Vëllai 25- vjeçar i Albin Mexhajt, një prej anëtarëve të bandës së tritolit, e kryesuar nga Julian Sinanaj ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit gjatë operacionit të koduar "C4&CO" I cili është ende duke u zhvilluar.Blutë e qytetit bregdetar kanë arrestuar në mesnatë Fatjon Mexhaj, me origjinë nga Puka, dhe banues në Vorë të Tiranës, ndërsa transportonte rreth 20 kg lëndë eksplozive e dyshuar C4. Sasia e tritolit ishte e ndarë në 19 kallëpe të cilat ishin përgatitur për shpërthim.25 vjecari me precedent të mëparshëm penalë, u arrestua nga Sektori per Narkotiket dhe Trafiqet Durres, ndërkohë që operacioni C4&CO vazhdon për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikimin e C4-s.Rreth një vit më parë, vëllai i Fatjon Mexhajt, Albin Mexhaj u arrestua nga policia e Tiranë, për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që gjatë hetimit u zbulua se ishte një nga personat që furnizonte me armë vrasësin me pagesë Julian Sinanaj, i pohuar nga ky i fundit para hetuesve.Por vetë Mexhaj nuk e ka pranuar akuzën e ngritur nga Prokuroria për Krimet e Rënda duke pretenduar se nuk e njeh Julian Sinanaj.Albin Mexhajt iu komunikua akuza në qershor 2014, në burgun 302 në tiranë, ku ai qëndronte për armëmbajtje pa leje.Sipas hetimeve30 vjeçari i ka shitur Sinanajt dy pistoleta dhe një jelek antiplumb me ndërmjetësimin e të penduarit Ndriçim Gjokona. Armët dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale.Pothuaj një vit më pas, vëllai i 30 vjecarit, Fatjon Mexhaj, u kap ndërsa transportonte jo pak por 20 kg tritol, të bëra gati për t'u shpërthyer për akte kriminale. [caption id="attachment_488762" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Albin Mexhaj, vëllai i Fatjon Mexhajt Në foto: Albin Mexhaj, vëllai i Fatjon Mexhajt[/caption]tritoli i mexhajt(Ne foto: Kallepet e C4 te kapura Fatjon Mexhajt)