Virusi "Adria" zbulohet në Lezhë, ekspertët: Ndodhet te disa vektorë
I bërë publik dy ditë më parë, virusi i ri "Adria" i zbuluar në Shqipëri, e ka burimin në Lezhë. Ekspertët thonë se virusi i identifikuar 4 vjet më parë, transmetohet nga disa vektorë, dhe shenjat dalluese janë njolla të kuqe në lëkurë dhe dhimbje të forta koka.Lezhe-Zonat kënetore të Lezhës janë epiqendra të virusit Adria, i cili është bërë publik vetëm dy ditë më parë nga Instituti i Shëndetit publik.Ky virus i ri në vendin tonë është identifikura 4 vite më parë dhe gjithë zona e prekur është mbajtur nën monitorim, ndonëse momentalisht nuk përbën rrezik për shëndetin e popullatës. Konkretisht, të prekur rezultojnë disa lloj insketesh, të cilat janë vektorë transmetues tek njerezit.Drejtori i Shëndetit Publik në Lezhë Arben Ristani ka shpjeguar se ky virus prek sistemet nervore ndërsa shfaq shenja të njollave të kuqe ne lëkurë dhe dhimbje të forta koke.Lagjia Nënë Tereza është edhe zona ku është identifikuar virusi Adria, por Specialistet e Institutit të Shëndetit Publik në Lezhë mendojnë se mund të ketë edhe vatra të tjera.