Basha në Shkodër pa Topallin, përkujton 24-vjetorin e vrasjes së 4 te rinjve

Paralajmërimin për nisjen e një pranvere të gjatë protestash, kryetari i opozitës Basha e bëri nga Shkodra. Kryedemokrati i ftoi të gjithë shqiptarët, në vecanti shkodranët, të ndezin zemrat për të larguar qeverinë.Lulzim Basha: "Të fillojmë që këtej pranverën e shpresës dhe të shporrjes së Ilir Metës dhe të Edi Ramës. Protestat popullore mazive po zhvillohen qytet më qytet. Mijëra shqiptarë janë bashkuar kundër qeverisë Rama-Meta që i ka hedhur lakun në fyt shqiptarëve".Duke i ftuar shkodranët që më 21 qershor të pranojnë ofertën e re të PD-së, Basha bëri thirrje për bashkim kundër Ramës dhe Metës dhe lidhjes së tyre me krimin.Lulzim Basha:"Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron, kjo është thënia me aktuale  që i përshtatet dyshes Rama-Meta. Qeveria po dhunon të drejtat e qytetarëve. Po të kishin minimumin e vetëdijes, nuk i jepnin status krimit, nuk e mbushin administratën me bosë e ushtarë të krimit. Krimi është aleati i tyre për të sunduar dhe janë bërë njësh. Nuk dallohet ku fillon Edi Rama e Ilir Meta me krimin e veshur me pushtet. Qytetarët nuk e gëlltisni dot më çorbën e prishur të dyshes Rama-Meta".Kjo ishte protesta e rradhës e opozitës, pas asaj në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Kukës. Ajo që ra në sy ishte mungesa krah tij, qoftë edhe në protestë, e ish numrit dy të PD-së Jozefina Topalli, e cila ishte e pranishme në parlament krah ish kryeministrit. Ndalesa e rradhës e PD është të shtunën në Vlorë.[caption id="attachment_487686" align="alignnone" width="640"]image5 Lulzim Basha ne takim me strukturat e PD ne Shkoder[/caption][caption id="attachment_487685" align="alignnone" width="640"]image4 Lulzim Basha ne takim me strukturat e PD ne Shkoder[/caption][caption id="attachment_487684" align="alignnone" width="640"]image3 Lulzim Basha ne takim me strukturat e PD ne Shkoder[/caption][caption id="attachment_487683" align="alignnone" width="640"]image2 Lulzim Basha ne takim me strukturat e PD ne Shkoder[/caption]