Kuvendi "Po" arrestimit të deputetit. Frroku: I kemi dalë borxhit familjes Kurti
Me 113 vota pro dy kundër e dy abstenime, Kuvendi i dha autorizimin Prokurorisë për arrestimin e deputetit Mark Frroku.Edhe pse me dy relacione, opozita dha votën pro ndërsa më herët vetë deputeti Frroku iu drejtua Kuvendit me një fjalë. Edhe pse garantoi se nuk ka vrarë kurrë në jetën e tij, Frroku i kërkoi deputetëve të votonin pro kësaj kërkese.Tiranë- Kuvendi i Shqipërisë i ka kufizur mandatin Mark Frrokut për ta dorëzuar për të dytën herë para drejtësisë, këtë radhë i akuzuar për vrasës.Edhe në këtë rast demokratët dhe socialistët nuk kanë qenë të ndarë në vendimin për kërkesën e Prokurorisë, por argumentat e sjellë në raportet e tyre flsnin për dy realitete.Demokratët theksuan se Kuvendi është kriminalizuar dhe për këtë ngarkojnë më përgjegjësi kryeministrin Edi Rama.Ndërsa vetë Mark Frroku, këtë herë mbërriti në Kuvend i shoqëruar me policë, ndërkohë që ndryshe nga seanca e një jave më parë zgjodhi foltoren për tu mbrojtur në aspektin ligjor, por dhe kanunor.Frroku nuk kërkoi votën kundër të kolegëve deputetë, duke u shprehur i gatshëm për tu përballur me drejtësinë për akuzat që sipas tij janë jo të vërteta.Votimi nuk kishte shumë surpriza, përveç dy votave kundër dhe dy abstenim.Duke qenë votim i fshehtë, votat ndryshe mund të kuptohen si shprehje e miqësisë me deputetin Frroku.[caption id="attachment_487694" align="alignnone" width="640"]
Votimi i kerkeses se prokurorise[/caption]Mark Frroku rrëfen historinë e tij: Familja i ka dalë borxhit me moral familjes KurtiMark Frroku: Nëse në rastin e parë e pashë të arsyeshme të flisja nga karrigia e deputetit tani jam në këtë foltore për të sqaruar, jam betuar jo si deputet por dhe malësor me rregullat e traditës e jo malsorët e ditëve të sotme. Nuk kam vrarë e shtyrë asnjeri për të vrarë apo kanosur njeri. Dua tu them të gjithëve se nuk ka një vendim të formës së prerë as në Belgjikë dhe në asnjë shtet tjetër. Kam respektuar ligjin gjatë gjithë kohës time si deputet. Jam gati të sqaroj akuzat që bëhen ndaj meje.Është e vërtetë që 1998 kam emigruar drejt Belgjikës dhe atje kam kërkuar azil politik. E vetmja rrugë ishte paraqitja si shqiptar i Kosovës, sepse në atë kohë vuanin genocidin, dhe e vetmja mënyrë për ët marrë ishte kjo. Pasi kam qëndryuar 4-5 muaj më është refuzuar kam lënë Belgjikën dhe jam kthyer në ShqipëriPas kësaj emrin e Aleksandër Kurtit, e kam dëgjuar pas ngjarjes. I përcjell ngushëllimet familjes Kurti. Bashkohem me dhimbjen dhe i garantoj se nuk kam asnjë lidhje me këtë cështje. Trupi i pajetë i Aleksandrit u gjet më 5 mars 1999. Unë nuk kam qenë në Belgjikë në këtë kohë dhe nga kjo kohë deri në 2004 nuk e kam shkelur kurrë. Ia kemi bërë mëse të qartë organeve belge. Në mars të vitit 2013, familja ime në prani të 24 burrave dhe dy klerikëve i ka bërë Be familjes Kurti dhe shumë nga ju e dini mirë cfarë do të thotë "Be" dhe "Falje gjaku".Familja Frroku i ka dalë borxhit me moral familjes Kurti. Këtë informacion që ka sjellë Belgjika dhe që është future në relacionin e prokurorisë ta verifikojë mirë. Nëse doni ta provoni unë kam dhe pamjet filmike dhe firmat e këtyre 24 burrave, që kanë firmosur që ne i dalim borxh kësaj familjeje. Edhe atëherë edhe sot unë nuk i jam shmangur drejtësisë, por për 16 vjet autoritetet belge nuk kanë gjetur asnjë provë për të më fajësuar. Avokatja ime e ka provuar tek autoritetet belge.Në 2004 autoritetet belge më kanë thirrur si i dyshuar dhe për 2 muaj kam qenë I ndalur, dhe pas 2 muajsh jam liruar pa asnjë kusht nga gjykata belge.Në 2010 jam dënuar në mungesë 10 vjet dhe Gjykata e Lartë shpalli pavlefshmërinë duke më shpallur të pafajshëm dhe duke më rikthyer cështjenKëtu ka më të pasur sesa unë dhe qytetarët e Shkodrës s'më kanë votuar se unë jam i pasur. Ato njerëz që shpifin dhe bëjnë politikë me akuzat ndaj meje dhe hallet e mia nuk dinë të bëjnë gjë tjetër veçse të shpifin.Nuk kam hyrë në këtë parlament nga dritarja por nga dera dhe 1 milionë vota ishin përgjigjja më e mirë për qeverisjen e kaluar. Them nga kjo sallë kush kërkon të kriminalizojë këto vota e ka gabim. Nuk ka bankë as bandë të blejë votat për ndryshim. Kjo maxhorancë ka për detyrë të mbajnë të bardhë votën, humbësit duan ta bëjnë pis.Nuk lejoj që dekriminalizimin ta përdorin si sapun për djathë e duke përdorur kufomën time politike e hedhur baltë mbi figurën time. Nga kjo sallë shpesh herë padrejtësia ka marrë fuqinë dhe e drejta arratinë. Në këtë sallë janë bërë shumë pazare të pista, por sot nujk jam këtu për të bërë gjyqin e askujt por për të mbrojtur dinjitetin tim.Kur u dha lajmi në tetor 2014, në mediat belge kam reaguar. Asnjë gazetar nuk më mori në telefon për të më pyetur dhe u duk ashiqare trafik i pastër mediatik. I kam identifikuar autorët e këtij sulmi të paskrupullt. Më e keqja është shkatërrimi i imazhit. Nuk kam kërkuar mbrojtje as nga ministri Tahiri dhe as nga kryeministri Rama. As për cështjen e vëllait tim. Asnjëherë nuk kam qenë skllav as i kryeministrit e as i kryetarit të parlamentit.Ora 10:40 Mark Frroku para deputetëve: Nuk kam vrarë njeri Mark Frroku: Nëse në rastin e parë e pashë të arsyeshme të flisja nga karrigia e deputetit tani jam në këtë foltore për të sqaruar, jam betuar jo si deputet por dhe malësor me rregullat e traditës e jo malsorët e ditëve të sotme. Nuk kam vrarë e shtyrë asnjeri për të vrarë apo kanosur njeri. Dua tu them të gjithëve se nuk ka një vendim të formës së prerë as në Belgjikë dhe në asnjë shtet tjetër. Kam respektuar ligjin gjatë gjithë kohës time si deputet. Jam gati të sqaroj akuzat që bëhen ndaj meje.
Ora 10:00 Mark Frroku mbërrin në Kuvend Nga shtëpia, ku ndodhet në 'arrest shtëpie" Frroku është shoqëruar për në Kuvend me makina policie, ndryshe nga herët e tjera.Këshilli i Mandatave është pro autorizimit për arrestimin e Mark Frrokut, ndërsa në seancë do të vijnë dy relacione. Njëri i përgatitur nga maxhoranca dhe tjetri i përgatitur nga PD.Partia Demokratike deklaroi dje se do të votojë pro.[caption id="attachment_487646" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti kur Mark Frroku hyn ne Parlament, 2 prill 2015[/caption][caption id="attachment_487645" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti kur Mark Frroku hyn ne Parlament, 2 prill 2015[/caption][caption id="attachment_487644" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti kur Mark Frroku hyn ne Parlament, 2 prill 2015[/caption][caption id="attachment_487796" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Momenti kur Mark Frroku largohet nga parlamenti[/caption][caption id="attachment_487795" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Momenti kur Mark Frroku largohet nga parlamenti[/caption] Prokuroria i jep leje te te levize Drejtoria e hetimit dhe ndjekjes penale në Prokurorinë e Përgjithshme ka lëshuar lejen e veçantë për Mark Frrokun, një procedurë e domosdoshme, për shkak se ai është në arrest shtëpie dhe nuk mund të lëvizë pa lejen e organit të hetimit.Në dokument theksohet se deputeti Mark Frroku duhet të marrë pjesë në mbledhjen e seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë.Shkresa e organit hetimor i është përcjellë edhe Policisë së Tiranës, efektivët e së cilës duhet të kryejnë shoqërimin e deputetit Mark Frroku, sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit dhe Gjykatës së Lartë, që e la në arrest shtëpie Frrokun për akuzën e dëshmisë së rreme.[caption id="attachment_487528" align="alignnone" width="540"]
Leja e lëshuar nga Drejtoria e hetimit dhe ndjekjes penale në Prokurorinë e Përgjithshme[/caption] Lexoni me shume Belgjika solli urdhërarrestin e Frrokut që në janar. Pranga shefit të Interpol TiranaDosja “Frroku” Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, jep dorëheqjen pas arrestimit të shefit të InterpolitBelgjika solli urdhërarrestin e Frrokut që në janar. Pranga shefit të Interpol TiranaRistani: Qeveria fshehu 2 herë kërkesën e Belgjikës për kapjen FrrokutZbardhet vrasja e 1999 në Belgjikë: Porositësi ishte Arbeni, u krye nga Mark FrrokuBelgjika kërkoi arrestimin e Mark Frrokut, akuzohet për vrasje