Jo gënjeshtër 1 prilli, në Prishtinë rikthehet bora në pranverë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2015, 22:00
Jemi në 1 prill, por kjo nuk është shaka! Edhe pse ka dy javë që zyrtarisht ka nisur pranvera, në Prishtinë kanë nisur reshjet e borës.Një fenomen ky që pak vetë do ta kishin imagjinuar, ndërkohë që njerëzit kishin nisur të mendonin për pushimet e verës.Por sipas parashikimeve, i ftohti dhe reshjet e borës pritet të vazhdojnë deri në fundjavë pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa në veri të Shqipërisë, i ftohti është shoqëruar deri tani vetëm me reshje shiu dhe erëra te forta.