Nigeri, pengmarrje në Universitet, vriten 14 studentë

14 viktima është bilanci tragjik i pengmarrjes në univeristetin Garissa në Kenia.Sipas policisë vendase, persona të maskuar dhe të armatosur hynë me forcë në univesritet, duke lënë të vdekur 14 studentë dhe shumë të tjerë të plagosur rëndë.Sulmi është marrë përsipër nga militantët somalezs të grupit ektremist Al Shabaab, i cili fillimsiht tha se ka kapur peng të krishtërët brenda kapusit unibersitar.Kjo nuk është hera e parë që Al Shabab godet univeristetin e Garissas, i cili shtrihet rreth 200 kilometra larg kufirit somalez.Në 2013 grupi i lidhur me Al Kaedën vrau dhjetra persona në qendrën tregtare Westgate në Nairobi.Forcat e sigurisë kanë rrethuar universitetin në qytetin Garisa dhe kanë shkëmbyer zjarr me militantët.Pengjet myslimane dhe jomyslimane janë ndarë, ndërsa 15 të rrëmbyer myslimanë janë liruar, ka thënë një zëdhënës i Al Shababit.Ky grup ka sulmuar vazhdimisht Kenian që në vitin 2011, kur trupat keniane janë dërguar në Somali për të ndihmuar në luftën kundër militantëve./Oranews.tv/