Ja kosovari që i theu syzet stjuardesës se i vonoi sanduiçin
Ky është shtetasi kosovar ( në foto) që sulmoi sot në avion stjuardesën, pasi kjo e fundit i voni ushqimin që kishte porositur.Mediat kosovare kanë siguruar pamje gjatë shoqërimit nga policia italiane, ndërsa duken qartazi ovacionet e pasagjerëve pro ndalimit të tij.Ngjarja u regjistrua gjatë ditës së sotme në avionin e “EasyJet”, i fluturimit Gjenevë – Prishtinë.Sipas dëshmitareve pasagjeri e ka goditur një stjuardesë, për shkak se ia kishte vonuar sanduiçin.Të tjerë pasagjerë kanë ndërhyrë për të ndaluar dhunën e pasagjerit. Si pasojë kapiteni ka bërë një ulje emergjente në Romë, duke ndërprerë rrugën në gjysmë.Stjuardesa ka marrë lëndime dhe i janë thyer syzet. Kosovari është arrestuar në Aeroportin e Romës, por pasi është dëgjuar nga Policia është liruar.Kompania ka dërguar një tjetër avion nga Bazeli për t’i marrë 180 udhëtarët të cilët kanë mbërritur në Prishtinë pak para orës 20:00.