Ushtria e Irakut shpall fitoren në Tikrit
Qeveria e Irakut ka shpallur fitoren në qytetin e Tikritit, pas betejes një mujore kundër militantëve të Shtetit Islamik.Sipas qeverisë irakiane tashmë qyteti ndodhet në duart e tyre, teska disa pjesë fare periferike janë ende në duart e ektremistëve.Mediat shtetërore shfaqën kryeministrin Haidar al-Abadi, të shoqëruar nga ushtria, policia, një guvernator dhe liderët shiitë paramilitarë, në paradën e fitores me flamuj irakianë në duar."Falë Zotit humbjet janë në përqindje të vogël. Shpesh na kanë akuzuar se kemi nisur me vonesë ofensivën, por ne thjesht po përgateshim siç duhet për të minimizuar humbjet dhe falë Zotit kemi marrë qytetin me humbje minimale" deklaroi Abadi.Militantët ektremistë kishin kapur qytetin e Tikrit që në qershor të vitit të kaluar teksa beteja mes tyre dhe autoriteteve të Irakut nisi më 2 mars të këtij viti.Në ofensivë morën pjesë gjithashtu milici shiite dhe fise sunite, gjë e cila zemëroi në një farë mënyre amerikanët të cilët drejtojnë koalicionin e sulmeve ajrore kundër shtetit islamik. Por teska tensionet rriteshin së tepërmi ashtu si amerikanët edhe shiitët tejkaluan keqkuptimet duke luftuar së bashku kundër armikut të përbashkët; shtetit islamik.Bashkëpunimi i të gjitha palëve çoi në çlirimin e qytetit pas dy javësh./Oranews.tv/