Arrestohet deputeti. Përveç vrasjes për Mark Frrokun dhe hetim pasuror

Prokuroria firmosi urdhërndalimin për Mark Frrokun për akuzën e vrasjes në 1999 në Belgjikë ndërsa mësohet se ndaj tij janë ngritur dhe 2 vepra të tjera penale.Njëra prej tyre është edhe fillimi i një procedimi penal pas kallzimit nga ILDKP për pastrim produktesh për deklarimin dhe refuzimin për të deklaruar pasurinë të personave publikë të detyruar ta bëjnë, dhe refuzim për të dëshmuar.Ora 15:49 Prokuroria e Përgjithshme nis hetim pasuror ndaj deputetit Mark Frroku.Sipas organit të akuzës,  pasuria e zotit.Frroku dyshohet të jetë ngritur nga pasuri të paligjshme, pasi nuk justifikon burimin e pasurisë.“ Fakti qe akuzohet per vrasje per shkak te konflikteve ne rrjetin e prostitucionit, aktivitet nga i cili dyshohet se ka krijuar te ardhura te medha, dyshohet se ka krijuar pasuri te paligjshme, per te cilat nuk justifikon burimin e pasurise” thuhet në njoftimin e  Prokurorisë.Kjo u zbulua nga avokati mbrojtës Saimir Vishaj mesditën e sotme, (ora 14: 50), 2 prill  pasi doli nga drejtoria e policisë e Tiranës ku është shoqëruar Mark Frroku pas ekzekutimit të vendimit të urdhërndalimit të firmosur nga Prokuroria e Përgjithshme’Njëra prej tyre është edhe fillimi i një procedimi penal pas kallzimit nga ILDKP për pastrim produktesh për deklarimin dhe refuzimin për të deklaruar pasurinë të personave publikë të detyruar ta bëjnë, dhe refuzim për të dëshmuar.Saimir Vishaj: Në urdhër ndalimi prisnim atë çfarë Kuvendi i kishte dhënë autorizimin, sot na dalin dy vepra të tjera penale, njëra "pastrim produktesh" parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal dhe "refuzim për të dëshmuar". Nuk dimë çtë themi sepse kemi ngelur për të shokuar. Nuk dimë asgjë, dimë vetëm akuzat për veprat penale që janë regjistruar, por nuk janë shoqëruar  me asnjë provë tjetër.Në orën 13:27 minuta policia ekzekutoi vendimin e Prokurorisë për arrestimin e deputetit Mark Frroku.Dy makina të forcave "Shqiponja" shoqëruan deputetin nga banesa drejt ambienteteve të Drejtorisë së Tiranës.Rreth orës 12:00 Kuvendi dërgoi në prokurori autorizimin për arrestimin. Frroku ndodhej në banesën e tij ku u shoqërua nga policia pas fjalës së mbajtur në KuvendPo paraditen e sotme  Kuvendi miraton me 113 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim kërkesën e prokurorisë për autorizimin e arrestimit të deputetit kristiano demokrat Mark Frroku. Votimi ishte i fshehtë dhe u krye me elektronikë.Por duket se prokuroria shqiptare nuk është mjafuar me këto hetime në lidhje me të shkuarën e deputetit dhe akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit në vitin 1999 në Belgjikë.Me një leterporosi , organi qëndror i akuzës i është drejtuar shtetit belg ku i kërkon ti vihet në dispozicion e gjithë procedura penale e ndjekur deri më tani. Një tjetër fakt që pritet të hetohet është fshirja e një email të datës 8 janar 2015 , që autoritetet belge i kanë derguar Interpol Tirana.(Video: Momenti i shoqerimit te Mark Frrokut nga policia)[caption id="attachment_487810" align="alignnone" width="640"]shtepia e mark frrokut Momenti i shoqerimit te Mark Frrokut nga policia, 2 prill 2015[/caption][caption id="attachment_487809" align="alignnone" width="640"]shtepia e mark frrokut  2 Momenti i shoqerimit te Mark Frrokut nga policia, 2 prill 2015[/caption][caption id="attachment_487821" align="alignnone" width="640"]mark frroku arrestohett Momenti i shoqerimit te Mark Frrokut nga policia, 2 prill 2015[/caption]vijon