Rusi, peshkarexha mbytet në 15 minuta, 54 marinarë të vdekur

Të paktën 54 marinarë humbën jetën pasi një peshkarexhe ruse është mbytur në gadishullin Kamchatka.Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase, sipas të cilave 63 persona janë shpëtuar nga ekipet e shpëtimit, shumica prej të cilëve me hipotermi.Në bordin e anijes ndodheshin gjithsesj 132 vetë, 78 prej të cilëvë rusë, kurse pjesa tjetër Letonezë, Ukrainas, nga Mianmari dhe Vanuatu.Dalniy Vostok u mbyt në Detin e Okhotsk, 330 km në perëndim të vendbanimit Krutogorovsky, rreth orës 06:30 të së mërkurës 1 prill 2015."Operacioni i shpëtimit vijon dhe ne ende po kërkojmë 15 persona që rezultojnë të zhdukur, deklaroi Viktor Klepikov, kapiten i qendrës koordinuese të shpëtimit detar.Ai tha se për momentin nuk dihen shkaqet që kanë shkatuar këtë tragjedi, por shërbimet ruse të emergjencës dyshojnë se fundosja e anijes mund të ketë ardhur nga një sasi akulli e fshehur poshtë anijes.Uji fillimisht ka hyrë në pjesën e motorrit pastaj në anije, duke shkatuar mbytjen e peshkarexhës në 15 minuta gjithsej.Ndërkohë agjensia ruse e lajmeve Tass citoi një zyrtar të lartë në Kamchatka të thotë se anija është fundosur si pasojë e ngarkesës përtej kapaciteteve të saj.Mediat vendase thonë se anija nuk ka dërguar asnjë larm SOS para fundosjes.Në operacionin e shpëtimit janë angazhuar dhjetëra anije dhe një helikopter teksa gjetja e të mbijetuarve bëhet e vështirë në ujrat me temeperatura nën zero./Oranews.tv/