Turqia arreston 9 britanikë, po shkonin ilegalisht në Siri
Forcat turke të sigurisë arrestuan nëntë shtetas britanikë, të cilët po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin me destiancion Sirinë. Lajmi u bë i ditur nga ushtria turke, e cila tha se arrestimi i tyre u krye në provincën Hataj në anën turke të kufirit sirian.Ende nuk dihet se pse 9 britanikët po kalonin ilegalisht kufirin, por dyshohet se ata kishin qëllim të bashkohen me militantët ektremist në konfliktin sirian.Ligjvënësi turk Mehmet Ali Edipoglu tha se të arrestuarit po mbahen në paraburgim dhe shumë shpejt do të deportohen në vendin e tyre. Teksa mijëra të huaj i bashkohen luftës siriane nëpërmjet kufirit të Turqisë, kjo e fundit është kritikuar ashpër nga Bashkimi Europian për mungesë kontrolli të pikave të saj kufitare.Por nga ana tjetër Ankaraja kërkon që vendet europiane të bashkëpunojnë më shumë nëpërmjet institucioneve në mënyrë që të parandalohet udhëtimi i xhihadisëve drejt vendeve të konfikteve. Ediboglu tha se britanikët e arrestuar nuk ishin pjesë e grupit të studentëve dhe mjekëve të huaj, të cilët kaluan kufirin turk muajin e kaluar për të punuar në spitalet siriane të kontolluara nga shteti islamik. Nga mosha 19 deri në 25 vjec, ata fluturuan nga kryqyteti i sudanit në stamboll më 12 mars dhë më pas ilegalisht kaluan kufirin turk për të mbërritur më pas në Siri. Sipas tij ata komunikojnë me familjet e tyre cdo ditë dhe disa prej tyre kërkojnë të kthehen në shtëpi. Shërbimet e Sigurisë Britanike vlerësojnë se 600 britanikë kanë shkuar në Siri apo Irak për t'u bashkuar me grupet militante, përfshirë të ashtuquajturin Xhon Xhihadistin, i njohur si xhelati i shtetit islamik.